Bazuar në përditësimin e fundit të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimi edhe në gjashtë komuna të tjera.
Sipas të dhënave në sistem, numërimi i votave për kandidatët për Kuvendet Komunale, verifikimi i votave për kandidatët për kryetarë komunash dhe verifikimi i votave të subjekteve politike për asamble ka përfunduar në Kllokot, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Novobërdë dhe Istog.
Gjatë së mërkurës u njoftua nga KQZ që numërimi kishte përfunduar në nëntë komuna. Të dhënat e fundit tregojnë se tashmë ky proces ka përfunduar në 15 nga 38 komunat e Kosovës.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,