Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 4,5 për qind në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2025, ishte 0,5 për qind.
Në raportin e ASK-së thuhet se rritja vjetore u ndikua kryesisht nga ngritja e çmimeve të energjisë elektrike (17,1%), pushimeve të organizuara (17,1%), kafesë, çajit dhe kakaos (16,7%), pemëve (16,6%) dhe mishit (12,4%).
Po ashtu, ndikim të konsiderueshëm kanë pasur edhe shërbimet për mirëmbajtjen e transportit personal (10,7%), shërbimet e tjera lidhur me transportin (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%) si dhe produktet e qumështit, djathit dhe vezët (8,2%).
Në anën tjetër, ulje e çmimeve është shënuar te biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe pelet (-4,1%), si dhe karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal (-3,2%). Këto zbritje patën një ndikim të përbashkët prej -0,4% në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.
Në krahasim mujor pra gusht 2025 me korrik 2025, rritja prej 0,5% është shpjeguar kryesisht me shtrenjtimin e biletave të fluturimeve (15,4%), produkteve të qumështit, djathit dhe vezëve (2,4%), perimeve (1,2%) si dhe karburanteve për transportin personal (0,8%)



Të tjera
Aktuale
Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës
Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës,
Aktuale
Seanca për Kosovën në OKB, Shfi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka
Aktuale
Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, ndërsa qarkullimi mbetet i ngadaltë në Ngushticën e Hormuzit
Çmimi i naftës u rikthye në