Të akuzuarit për kontrabandim me mallra, Kujtim Fetoshi, Abdullah Zeki Zerenler dhe Atakan Zerenler janë dënuar me 33 mijë euro gjobë (së bashku) pasi paraprakisht kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.
Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjykatësi i rastit, Alban Ajvazi, të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kujtim Fetoshi u dënua me 6 muaj burgim i cili dënim iu zëvendësua me 12 mijë euro gjobë, Abdullah Zeki Zerenler u dënua me 6 muaj burgim i cili dënim iu zëvendësua me 15 mijë euro gjobë, kurse Atakan Zerenler u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim iu zëvendësua me 6 mijë euro gjobë.
Gjykatësi Ajvazi tha se në dënim të akuzuarve iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Sa i përket shpenzimeve procedurale, gjykatësi obligoi të akuzuarit që të paguajnë nga 200 euro secili, ndërsa nga 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave.
Po ashtu, në këtë rast është i akuzuar edhe Milan Niqiq, por i njëjti është deklaruar i pafajshëm dhe ndaj tij është bërë veçimi i procedurës penale.



Të tjera
Aktuale
Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës
Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës,
Aktuale
Seanca për Kosovën në OKB, Shfi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka
Aktuale
Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, ndërsa qarkullimi mbetet i ngadaltë në Ngushticën e Hormuzit
Çmimi i naftës u rikthye në