Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është fotografuar së bashku me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhija, dhe bashkëshorten e tij, Elmaze Nura, në ambientet e “Kafet e Rakisë” në Prishtinë.
Fotografitë e siguruara nga Paparaci tregojnë Haxhiun në këmbë, në bisedë me Haxhijen.

Kjo vjen në një kohë kur Haxhija rezultoi se, përmes OJQ-së së tij, kishte përfituar 200 mijë euro nga institucione të ndryshme shtetnore, përfshi Zyrën e Kryeministrit, në vitet e fundit.
Në anën tjetër, Elmaze Nura, bashkëshortja e Haxhijes ka marrë mbështetje financiare prej 4 mijë eurosh nga ministra e udhëhequr nga Hajrulla Çeku.
Blerim Haxhija është kritikuar për qasjen e tij të butë gjatë intervistës së fundit me ish-kryeministrin Albin Kurti.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,