“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu thotë deputeti serb Nenad Rashiq – kur pyetet se ‘a mendon që Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste’.
“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur” – u përgjigj ai në pyetjen e KosovaLive se a duhet të shpallet Lista Serbe ‘organizatë terroriste, por shton që “edhe pse nga Lista Serbe unë përjetoj problem që ju nuk mund t’i paramendoni. Megjithatë, edhe pse janë të tillë, unë nuk jam për një veprim të tillë, për një arsye të thjeshtë, që këto veprime nuk janë në frymën e demokracisë që ne dëshirojmë të ndërtojmë”.
Rashiq, i cili ka provuar tri herë të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, por nuk ia arriti, thotë se ‘megjithë respektin për Dimal Bashën” – “ky i fundit nuk duhej ta shpallte konstituimin e Kuvendit”
“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë konstituimin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese” – ka deklaruar Rashiq sot për televizionin 7.
Ai ka thënë se beson që votimi i tij, nuk do të ishte kundër-kushtetues.
“Çështja e mosvotimit tim, nuk lidhet me emrin tim, por at apo konsiderojnë që kjo mund të jetë kundër Kushtetutës. Unë kam argumentet e mia, që votimi për mu nuk është absolutisht kundër Kushtetutës”, ka thënë Rashiq.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës