Kuvendi i Kosovës ka nisur sot procesin e hedhjes së shortit për të zgjedhur përfaqësuesin nga komuniteti serb që do të ushtrojë funksionin e nënkryetarit të Kuvendit.
Ky hap vjen pas mungesës së konsensusit brenda grupit parlamentar serb për të caktuar një kandidat të vetëm, gjë që ka detyruar institucionet të ndjekin procedurat e parashikuara me rregulloren e Kuvendit për situata të tilla.
Hedhja e shortit po zhvillohet në prani të përfaqësuesve institucionalë dhe të mediave, me qëllim të garantimit të transparencës së plotë të procesit.
Pritet që emri i nënkryetarit të ri serb të bëhet publik menjëherë pas përfundimit të shortit./



Të tjera
Aktuale
Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës
Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës,
Aktuale
Seanca për Kosovën në OKB, Shfi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka
Aktuale
Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, ndërsa qarkullimi mbetet i ngadaltë në Ngushticën e Hormuzit
Çmimi i naftës u rikthye në