Abdixhiku: BE të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb që ende mban të fshehur fatin e të zhdukurve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Europian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave.

“Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima”, ka thënë ai.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.

“Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Të tjera

Opinione

Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit

Para se të ndalem më hollësisht

Aktuale

Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba

Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka