Afati 38 ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet e 12 tetorit përfundon sonte në orën 23:59.
Deri më tani janë aprovuar 36 mijë e 299 kërkesa për regjistrim për votim me postë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Nga data 23 korrik dhe deri më 29 gusht 2025 (ora 09:00), përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 44,707 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 36,299, ndërkaq janë refuzuar 7,945”, tha ai.
Sipas të dhënave të KQZ-së, komunat me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashë Kosovës, nga mbi 2 mijë sosh, janë: Suhareka (2,759), Gjakova (2,697), Deçani (2,078) dhe Klina (2,009).
Gjermania me 17,131 dhe Zvicra me 8,862 janë shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës.
Më poshtë e gjeni tabelën e KQZ-së me këto të dhëna:




Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës