Pa urim nga Kurti e me një dorëheqje – Zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit ‘s’pritet mirë’ në VV?

Dje, në seancën e katër pas aktgjykimit të Kushtetueses, e pas muajsh bllokade, deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën kryetarin e ri të këtij institucioni. Dimal Basha është ai që mori votat për të udhëhequr këtë institucion, gjë të cilën, dështuan ta arrinin Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Express.

73 ishte numri i votat që Basha arriti të siguronte me përkrahjen edhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, përveç disa urimeve të bëra nga figura udhëheqëse të rajonit, dhe përfaqësueseve diplomatikë, Basha s’mori të tilla aq edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse tashmë janë bërë 24 orë prej se ai u bë kryekuvendar, lideri i VV-së, Albin Kurti, ende s’e ka uruar publikisht deputetin e partisë së tij për rolin e ri.

Kurti as dje, e deri më sot në këto momente, s’ka bërë ndonjë postim urues për Bashën. Njëjtë si Kurti kanë vepruar edhe figura të rëndësishme të tjera të kësaj partie.

Madje sot, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Kurtit, pikërisht për shkak të zgjedhjes së Bashës kryetar Kuvendi.

Të tjera

Opinione

Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit

Para se të ndalem më hollësisht

Aktuale

Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba

Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka