Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit. Abdixhiku ka thënë se kjo është një fitore e injorancës, një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar Abdixhku në Facebook./



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,