Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023 – prill 2025.
Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sipas të cilit kjo shifër përfshin projektet që janë pezulluar për një afat të pacaktuar si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Brukseli.
“613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar”, ka shkruar Hoti
Por sipas tij, nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht.
“Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj”.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës