Zjarret nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Situata është shqetësuese në shumë qarqe të vendit. Ndërkohë këtë mbrëmje është vënë re një vatër e madhe zjarri në kodrat e Shengjinit, pranë Ranës së Hedhun.
Pylli është me pisha të dendura, pranë zonës së banuar. Nëse zjarri nuk do të neutralizohej, do të përbënte rrezik të madh për njerëzit, shtëpitë apo gjënë e gjallë.