Zhduket 16-vjeçarja, babai kërkon ndihmën e policisë

Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët.Ka qenë babai i saj, I. K., 53 vjeç, i cili një ditë më parë i është drejtuar për ndihmë uniformave blu.

LEXO EDHE KETE

“Na kalle zemrën”, postimi prekës i vëllait të 30-vjeçarit që u gjet pa shenja jete sot në Ferizaj

Policia bën me dije se tashmë po punohet për gjetjen e 16-vjeçares, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 26.07.2022, shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress.info/

ngjashme