Në mbledhja e Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe vendimi për zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga norma e taksave doganore.
Ministri i Financave, Hekurn Murati ka thënë se po vazhdon mbështetja e pa rezervë e prodhuesve vendor dhe tregon se tani janë ndërmarr një sërë masash që janë në dispozicion të prodhuesve vendor, në mënyrë që ata të rrisin prodhimin dhe eksportin.:
“Si ministri kemi angazhu Doganën e Kosovës në mënyrë që të konsultohet me komunitetin e prodhuesve dhe të shoh se cilat janë nevojat shtesë sa i përket lirimit nga tatimi në import prej disa prej produkteve sidomos për lëndën e parë”.
Raporti ka rekomanduar që lista e lirimeve të zgjerohet edhe për mallrat që njihen si pjesë rezervë të makinerive. Me këtë rast lirohen edhe pjesët rezervë. Tjetra që lirohet edhe aksesorët e rpodukteve që është montimi i produkteve të caktuara. Si dhe të lirohen edhe kanaçet dhe mbyllëset nga qeliku. Këto janë tri kategori të produkteve që i shtohen listës së lirimeve tatimore”, ka thënë Murati.
Ndërsa kreu ekzekutiv, Albin Kurti ka thënë është prioriteti i Qeverisë mbështetja e prodhuesve për një ekonomi më të zhvilluar e më shumë mirëqenie për qytetarët tanë,.
“Kësisoj i bëjmë prodhuesit vendor më të konkurueshëm në treg si dhe nxisim investime të reja në sektorin prodhues e përpunues”, ka thënë Kurti.