Ushtria ukrainase ka hyrë në ditën e gjashtë të luftimeve për mbrojtjen e vendit teksa Rusia duket se e ka intensifikuar pushtimin.
Megjithatë, autoritetet ukrainase vazhdojnë të flasin për fitore. Në një video të publikuar nga “Nexta”, shihen dy aeroplanë rusë teksa rrëzohen, ndërsa aksioni komentohet me entuziazëm: “Yes, yesss!”, përcjell Gazeta Botapress.
Nata e fundit ishte e përgjakshme për Ukrainën. Vendit iu vranë së paku 70 ushtarë në një bazë ushtarake.