Analisti Shenoll Muharremi ka kërkuar nga ministrat dhe kryetarët e komunave të Kosovës që të kenë kujdes në deklarimet rreth investimeve në projekte të ndryshme.
Ai ka bërë me dije se parat e atyre investimeve nuk janë të Qeverisë e as të komunave.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se investimet publike bëhen me para të popullit dhe jo ë qeverisë.
“Investimet Publike Janë Para të Popullit, Jo të Qeverisë. I kisha lutë ministrat, kryeministrin, qeveritarët… komunat e kryetarët që kur dalin me folë për investime publike mos të thojnë “qeveria e Kosovës ka investu”… apo “ministira e “x” ka investu kaq miliona”… e as “komuna e “y” ka dhënë kaq milion euro”. Njerëz ato janë para të popullit të Kosovës. Qytetarët dhe bizneset e Kosovës janë ato që i kanë paguar taksat dhe i kanë fitu me shumë sakrifica dhe djersë ato mjete që po i ‘shpenzon’ qeveritari. Qeveria, ministri, kryetari nuk i ‘fitojnë’ mjetet e buxhetit publik, ata vetëm i menaxhojnë ato financa. Janë shërbyes tanë. Paguhen me i menaxhu mirë ato mjetet”, ka shkruar Muharremi.
Sipas tij, qeveritarët duhet t`i respektojnë tatimpaguesit.
“Nuk ka logjikë me thënë ashtu, se ti prej xhepit tënd e as prej kursimeve private nuk i ke sjellë ato mjete. Respektojeni tatimpaguesin se ata ju ushqejnë. Me legjislacion e kisha rregullu që sa herë të promovohet apo kumtohet për ndonjë investim publik me theksu që ‘Projekti është financuar nga populli i Kosovës’”, ka shkruar ai.
“Njoftim me rëndësi!
Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!” – thuhet në njoftimin e QKMK-së.