Vuante nga një sëmundje e rrallë, ndahet nga jeta sportisti i njohur

Kampioni i taekwondo-së dhe pjesëmarrësi në disa Lojërat Olimpike me Greqinë, Aleksandros Nikolaidis është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare. Sportisti luftoi për më shumë se dy vite me një formë të rrallë leuçemie, duke mos ia dalë në garën më të rëndësishme.

Në një mesazh të ndjerë që ai kishte shkruar kur u përkeqësua gjendja dhe u botua sot paradite, sportisti prek me fjalët. “Për dy vite jam torturuar nga kanceri. Unë kisha një lloj të rrallë që 9 në 10 mjekë nuk e dinë se çfarë është dhe pasi të lexojnë rreshtat do shkojnë të hulumtojnë”, shkruante Nikolaidis.

Në 2004, Nikolaidis fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të mbajtura në Athinë, duke u mposhtur në finale nga koreano-jugori Moon Dae-Sung. Në 2008 ai ishte pishtarmbajtësi në Lojërat Olimpike, teksa në të njëjtin vit fitoi Kampionatin Europian në Romë.

Në korrik 2011, ai arriti të sigurojë një vend në Lojërat Olimpike 2012 duke u renditur i treti në turneun kualifikues olimpik botëror të Taekwondo 2011 në Baku. Pas daljes në pension, në vitin 2014 ai hyri në politikë dhe u bë zëdhënës i partisë kryesore opozitare Syriza./Botapress.info/

ngjashme