Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.

E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur edhe në ato moment i erdhi dikush i paftuar, raporton Klan Kosova.

Ish-miku Rasim Binakaj me të cilin  kishte prishur miqësinë që një kohë për shkak të disa borxheve për të cilat e ka kërcënuar, i erdhi përsëri në derë.

Pas fjalosjes nuk arritën marrëveshje kështu 52 vjeçi i dyshuar mori armën dhe zbriti shkallëve për ta qëlluar. Por plumbi kapi gabimisht Edi Mehmetin që ishte aty me vëllanë.

Babai i 29-vjecarit të plagosur thotë se i biri nuk dinte çka po ndodh pavarësisht se njihej me të dyshuarin.

I plagosuri ka deklaruar se nuk e njeh viktimën. Edhe pse viktima Binakaj u përpoq të shpëtonte duke ikur jashtë lokalit Zymberaj shkrepi plumba në të duke e lënë të vdekur.

Vëllai i viktimës Rasim Binakaj i tha Klanit se nuk e dinte që kishte probleme me të dyshuarin.

Siç mëson Klani, familja e të dyshuarit është fshehur deri në momentin e varrimit të viktimës.  E një person që njeh familjen Zymberaj tha se i dyshuari ka qenë i kërcënuar vazhdimisht. Bile kishte dërguar edhe klerik fetar për t’u pajtuar.

Zymberaj është ndaluar në polici për 48 orë. I njëjti ka dorëzuar edhe armën e llojit TT.

I dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici pas arratisjes 14-orëshe. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ndërsa varrimi i viktimës bëhet të mërkurën në ora 14:00 në Devë të Gjakovës.

Të tjera

Lajme

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

Arsyetimi pas Operacionit “Roaring Lion” —

Lajme

Aksion i Policisë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve,

Një aksion është duke u zhvilluar