Një person ka vdekur në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur policia.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,