Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.
E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur edhe në ato moment i erdhi dikush i paftuar, raporton Klan Kosova.
Ish-miku Rasim Binakaj me të cilin kishte prishur miqësinë që një kohë për shkak të disa borxheve për të cilat e ka kërcënuar, i erdhi përsëri në derë.
Pas fjalosjes nuk arritën marrëveshje kështu 52 vjeçi i dyshuar mori armën dhe zbriti shkallëve për ta qëlluar. Por plumbi kapi gabimisht Edi Mehmetin që ishte aty me vëllanë.
Babai i 29-vjecarit të plagosur thotë se i biri nuk dinte çka po ndodh pavarësisht se njihej me të dyshuarin.
I plagosuri ka deklaruar se nuk e njeh viktimën. Edhe pse viktima Binakaj u përpoq të shpëtonte duke ikur jashtë lokalit Zymberaj shkrepi plumba në të duke e lënë të vdekur.
Vëllai i viktimës Rasim Binakaj i tha Klanit se nuk e dinte që kishte probleme me të dyshuarin.
Siç mëson Klani, familja e të dyshuarit është fshehur deri në momentin e varrimit të viktimës. E një person që njeh familjen Zymberaj tha se i dyshuari ka qenë i kërcënuar vazhdimisht. Bile kishte dërguar edhe klerik fetar për t’u pajtuar.
Zymberaj është ndaluar në polici për 48 orë. I njëjti ka dorëzuar edhe armën e llojit TT.
I dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici pas arratisjes 14-orëshe. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Ndërsa varrimi i viktimës bëhet të mërkurën në ora 14:00 në Devë të Gjakovës.



Të tjera
Lajme
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Mes qindra konsultave që kryhen paraprakisht,
Lajme
Një punëtor bie nga objekti ku po punonte në Fushë-Kosovë, përfundon në QKUK
Një person ka mbetur i lënduar
Lajme
Dhjetë raste të fruthit, QKUK-prindërve: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinoni fëmijët
Nga 16 prill deri më 8