Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video nga tubimi i mbajtur dje në Istog, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes mesazhit të saj, Osmani ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët që morën pjesë në numër të madh në këtë tubim, duke falënderuar turmën për mbështetjen, energjinë dhe entuziazmin e treguar.
“Faleminderit nga zemra, Istog! ”, ka qenë mesazhi i saj, teksa pamjet e publikuara tregojnë atmosferën dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në takimin elektoral.
Me të ishte edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Tubimi në Istog ishte pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të fushatës, ndërsa zgjedhjet e 7 qershorit po afrohen dhe kandidatët po intensifikojnë takimet me qytetarët në mbarë vendin.



Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar