Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.

Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja do të mbahet në orën 09:00.

Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme janë gjithsej 14 pika.

Në këtë mbledhje, Kryeministria ka njoftuar se do të shqyrtohen një sërë propozim-vendimesh dhe projektligjesh, ndër të cilat përfshihen:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e zgjatjen e qiradhënies sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje për 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, zona kadastrale Seqisht Komuna Hani i Elezit (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit në nënprojektin 4 (katër) projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe kryetarët e komunave përkatëse (MIT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në 4 (katër) projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse (MAPL)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e ekzekutimit të “Rregullores për pranimin e trajnimit i thirrjeve telefonike në sistemin e takimit të avokatisë, sipas detyrës zyrtare (ex-officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim Odes së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave (MZHR)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit-Gorancë (MPH)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtrazin (MPH)

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore, për financimin e furnizimit dhe instalimit të gjeneratorit të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë (MF)

Shqyrtimi i Kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava” (MF)

Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor

Të tjera

Aktuale

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe