Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, vlerëson se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike do të përballen me nevojën për kompromis për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se, ndonëse teorikisht ekziston mundësia për marrëveshje, klima politike mes partive gjatë 18 muajve të fundit ka qenë e ashpër dhe jo miqësore.

Sipas Arifit, Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë kompromis në dy drejtime: përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për qeverisjen dhe presidentin, ose përmes një marrëveshjeje të kufizuar, ku opozitës mund t’i takojë posti i presidentit apo i kryetarit të Kuvendit, pa hyrë në qeveri.

“Opsioni i dytë është ndoshta më i lehtë për Vetëvendosjen”, ka thënë Arifi, duke shtuar se marrëveshjet e tilla do të varen nga përmbajtja e paketës politike që do t’u ofrohet partive opozitare.

Ai ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje, me pasoja për funksionalitetin institucional, reformat dhe fondet ndërkombëtare. /Kallxo

Të tjera

Aktuale

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe