Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Europës ka ngjallur jo pak reagime nga politikanët vendor dhe të huaj. E thirrje e Ramës për t’i hedhur poshtë pretendimet e Dick Martyt, të cilat i quajti fantazi që s’kanë të bëjnë me realitetin, nga ish-emisari Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell u pa si e jashtëzakonshme.
Grenell përmes një postimi në Twiiter, e ka cilësuar fjalimin e Ramës si ikonik.
“Thirrja e kryeministrit Edir Rama për lirimin e presidentit të Kosovës Thaçi është e jashtëzakonshme”, ka thënë Grenell.
Duhet theksuar se fjalimi i Ramës, u cilësua si më të mirët bërë ndonjëherë nga politikanët shqiptarë./Botapress.info/