Vjen mesazhi emocionues i familjarëve pas vdekjes së legjendës së futbollit, Pele

Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot. Ai vdiq në moshën 82-vjeçare. Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.

Pas vdekjes së Peles kanë reaguar edhe familjarët nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

Frymëzimi dhe dashuria shënuan rrugëtimin e mbretit Pelé, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë paqësore. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë.

ngjashme