Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu njihet për përkrahjen e jashtëzakonshme që ia bën nëpër rrjete sociale presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Së fundi, ai ka kaluar në një nivel tjetër, duke e krahasuar Osmanin me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.
Sipas tij, të dyja kanë shkruar historinë duke avancuar të drejtat e grave globalisht.
“Dy gra lidere të pabesueshme, të cilat kanë shkruar historinë për t’u bërë ndryshuese duke avancuar të drejtat e grave në nivel global. Lufta e tyre e pandalshme për fuqizim dhe drejtësi vazhdon të frymëzojë gratë dhe vajzat kudo.” – ka shkruar ai.
Tags: OSMANI CLINTON