Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte 4 mijë euro para të gatshme dhe 4 mijë euro stoli ari (një lirë, një orë dore dhe një unazë fejese).
Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin bëhet e ditur se rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë”./Botapress.info/