Përderisa protestat e vetëvranë po vazhdojnë para Kuvendit të Kosovës, një protestues i OVL-UÇK’së ka shpërthyer në lot, ai ka thënë se ndihet keq që ka ardhur koha po proteston kundër qeverisë se Kosovës pasi që ka protestuar edhe gjatë vitit 1981 ndaj regjimit të Milloshevicit, shkruan Gazeta Botapress.info
Një protestues është emocionuar duke shpërthyer në lot, pasi ka thënë veteranët janë kategoria me e nepërkembur.
“Nuk na kanë përfshi na kanë veçuar vetëm neve. Turp nga kjo qeveri, fal djersës dhe kontributit tonë këta janë në këto zyre, marre për këtë qeveri”, tha protestuesi për kanal 10.
“Po ndjehem keq që me 81-shin protestoja kundër regjimit, e sot kundër qeverisë time”, tha tutje protestuesi.
Duhet theksuar se oborri i Kuvendit nga të dyja hyrjet është bllokuar nga veteranët e UÇK-së të cilët po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale.
Ndërkohë, seanca është ndërprerë për të vazhduar në orën 13:00, por që end e nuk ka filluar./Botapress.info/