Një veturë me targa serbe është parë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke qarkulluar pa ngjitës në targa, shkruan Botapress.info
Nga pamjet e siguruara shihet vetura pa ‘stikersa’ në simbolet shtetërore në targa, duke lëvizur kah komuna e vjetër në Prishtinë.Kujtojmë se më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Kjo marrëveshje parasheh që të mbulohen simbolet shtetërore të Serbisë në targa./Botapress.info/