“Veton Surroi e sheh ëndërr Titon”, VV ripostoi mbrëmë videon e famshme, por hoqi deklaratën që pati bërë bujë

Lëvizja Vetëvendosje ka ripostuar mbrëmë videon e famshme të vitit 2007, por nuk përfshiu deklaratën e kryeministrit Kurti kur kishte thënë për Veton Surroin se e sheh ëndërr ish-presidentin famëkeq të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

Aryseja që u largua deklarata, siç duket vije pas rregullimit të raporteve mes dyshes Kurti – Surroi.

LEXO EDHE KETE

Haxhiu: Qeveritë e kaluara e kanë mësuar keq Serbinë

Kryeministri i Kosovës, dikur Surroin e konsideronte si njërin prej tradhtarëve që merrnin pjesë në negociatat me Serbinë. Por, Kurti la inatet mënjanë, dhe përzgjodhi Surroin për Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për periudhën 2022-2024.

Përzgjedhja e tij nga shumë u kritikua, sepse Surroi njihet për qëndrimet e tij pro Jogusllavisë.

“…Ramush Haradinaj e sheh ëndërr Hagën, Agim Çeku e sheh ëndërr Ramush Haradinajn, Veton Surroi e sheh ëndërr Titon, e Fatmir Sejdiu e sheh andërr stafetën e Titos…”, ishte deklarata e Kurtit e vitit 2007 që nuk u përfshi në videon e postuar mbrëmë.

VIDEO

ngjashme