Vetaksident në Istog, vdes 29-vjeçari

Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut ka humbur jeten një person. Lajmin për Gazetën e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori”, tha Gashi.

ngjashme