Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë me dije për KOHËN të enjten se tashmë ka vendosur për emrin e nënkryetarit të Komunës, dhe ata të drejtorëve nga Nisma Socialdemokrate që do t’i udhëheqin drejtoritë komunale.
Nënkryetar komune do të jetë Vesel Krasniqi, ish-ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.Tetë nga 11 drejtori sa ka Komuna e Malishevës do të udhëhiqen nga Nisma dhe sipas konfirmimit të kryetarit këta janë emrat e drejtorëve:
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa – Blerim Thaçi
Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër – Bashkim Krasniqi
Drejtoria e Inspektoriatit – Besa Kryeziu-Ramaj
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Rifat Mazreku
Drejtoria për Urbanizëm – Avdi Morina
Drejtoria për Arsim dhe Edukim – Arbëreshë Krasniqi
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Hajdin Berisha
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhivillim Rural – Murat Hoxha.
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme, ajo për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u janë lënë në dispozicion partnerëve të koalicionit, gjegjësisht 6 anëtarëve të Kuvendit Komunal nga parti të ndryshme.