Vdes këngëtarja e njohur me famë botërore

Vdes në moshën 77-vjeçare një nga gjigantet e muzikës popullore braziliane, Gal Costa. Këngëtarja u bë e famshme në vitet 1960 kur drejtoi lëvizjen kulturore Tropicália së bashku me yjet e tjerë Gilberto Gil dhe Caetano Veloso.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj.

LEXO EDHE KETE

Luana shfaqet kaq joshëse, gjoksi i saj ‘gjigant’ merr gjithë vëmendjen

Costa së fundmi anuloi disa koncerte me urdhër të mjekut pas një operacioni, por kishte planifikuar të kthehej në skenë muajin e ardhshëm, në San Paulo.

E lindur në shtetin verilindor të Bahias, një qendër e kulturës afro-braziliane, Costa regjistroi mbi 30 albume në karrierën e saj të gjatë.

Hitet e saj më të njohura përfshinin Baby, Que Pena, Chuva de Prata dhe Divino Maravilhoso.about:blank

Gjatë viteve të diktaturës braziliane, stili i saj ”hippie” e bënë simbol të kundërshtimit të autoriteteve ushtarake./Botapress.info/.

ngjashme