Dega II e LDK-së nën organizimin e Nendeges së LDK-së për NRë, mbajti edhe Video-Konferencen 2 ,përmes Platformes ZOOM,me qëllim shpalosjen e Programit Rruga e Re.
Kesaj here kishim në plan dy sektor;ate të Ekonomisë, dhe të Arsimit. Për të pranishmit sektorin e ekonomisë e elaboroi zonja Hykmete Bajrami,Deputete,ndërsa për Arsimin zonja Jehona Lushaku Sadriu.
Zonja Bajrami ,në elaborimin që bëri,foli për Ekonomi dhe Financa ,duke fillue që nga rritja ekonomike,Buxheti,liberalizimi i tregut,politikat tatimore,ndryshimi i ligjit të Prokurimit dhe pikat që nga Energjia,Digjitalizimi dhe teknologjia informative,Infrastruktura , Familja dhe Mirëqenja .Zonja Lushaku ,që ka kompetenca për Arsimin ,elaboroj programin që nga Programi Kombëtar për Edukimin e hershëm ,pilot projekti për mësim tërditor,Digjitalizimi,Riorganizim i rrjetit të shkollave,trainimi i mësimdhënësve,deri te fondi për hulumtime shkencore,dhe fondi i Ekselences.Pas elaborimit pikave kryesore ,dy përfaqsueset iu përgjigjen edhe shumë pyetjeve të pranishmëve ,të cilat ishin edhe jashtë sektorit të ekonomisë e arsimit,gjë që me knaqësi ia spjeguan e sqaruan në formën më të drejtë përdrejtë,ngase vërtetë ishin sa të arsyeshme ,edhe pyetje që vërtetë duan sqarim ,ngase vijnë shumë lajme fatkeqësisht tendencioze,dhe përqarese për subjektin tonë.Shih për këtë ,sonte u njoftuam nga dora e parë e projektueseve të Programit Rruga e Re për qeverisjen.Në pyetje,dhe debate u kyqen pjesa dërmuese e të pranishmëve ,e që ishin nga gjitha Degët në Gjermani dhe disa nga vendet skandinave. Për disa minuta në fillim u kyq edhe deputeti Armend Zemaj,që përshëndeti tubimin ,dhe falenderoj të pranishmit,me theks të veqant organizatorin.Pasi interesimi ishte shumë i knaqshëm ,ky takim vizuel zgjati më shumë se tre ore,andaj në emer të Deges II dhe Nendeges NRë ju falenderojmë për praninë gjithë pjesëmarrësve ,duke ju njoftuar se do vazhdojmë pas disa ditësh shpalosje sektorin e Shendetsisë dhe drejtësisë
Për Nëndegen NRë dhe Degen II të LDK/ë për Gjermani Jakup Gërguri.