Gazetari dhe opinionisti Valon Syla i ka quajtur “fore të lodhta” aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai ka marrë shembullin e Bosnjes e cila ka apliku para 7 vitesh por që as sot e kësaj dite as që “ia janë pranuar letrat” dhe as që e ka shqyrtuar Brukseli aplikimin e Bosjnes. Ndaj sipas Sylës, Kosova ka prioritete të tjera shumë të rëndësishme siç janë Ekonomia, shëndetësia, diplomacia se sa që “të bëjë filma” gjoja duke aplikuar për Bashkimin Evropian, ka shkruar Syla në Facebook, përcjellë Botapress.
Për më shumë ja postimi i Valon Sylës në Facebook:
Kjo Qeveria e Kurtit s’do me lon fore të lodhët pa e honger. Mos i hani foret për aplikim në BE.
Bosnia qe 7 vjet ka apliku, hala as letrat s’ja kan pranu. Çka ndodhi me aplikimin e Gërvallkës në Këshill të Evropës? U harru ajo teme. Albin Kurti duhet me ditë që neve na nevojitet NATO, aty i kemi Amerikanët. Por ky i ka prish punët me Amerikanët – si me Trumpin, qashtu edhe me këta të Bidenit, prandaj po bon filma. O zotni, fokusohu. Ekonomia ku është? Shëndetësia ku është? Diplomacia? Të gjitha janë ma keq se para qeverisjes së VV-së.
#albanologji #kurti #vvjosa