Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për Lëvizjen Vetëvendosje tha se në këtë parti janë të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur veten në partitë paraprake.
Syla tha se VV-ja është partia e një njeriu, pra e Albin Kurtit, që sipas tij është aseti kryesor.
“VV-ja është djep i krejt njerëzve që nuk e kanë gjet veten në partinë A. Krejt i ka që s’jonë gjind aty. VV-ja është parti e një njeriu. Albin Kurti është aty aseti kryesor, këta tjerët s’vlejnë pesë pare vota”.
Tutje, ai VV-në e krahasoi me dyqanet ‘Gjithcka 1 euro’.
“Ka përçu mllef, linçim edhe dhunë, rrena edhe gjithçka. Gjithçka ka 1 euro bre, aty si në dugojë kur hish, ka 1 euro gjithçka blen, prej asaj që i fshin pluhnat e deri te një lugë qatje. VV-ja secilit ja ka maru atë ëndërr. Dikush e ka pas problemin e hakmarrjes, dikush inatin e pasunimit. Në esencë partitë tradicionale e kanë pru VV’në. VV-ja ka ardh si ndëshkim, jo si vizion”, tha Syla në T7.