Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka vazhdaru me postimet e tij të zakonshme duke e thumbuar kryeministrin Albin Kurti.
Në postimin e tij të fundit Syla ia ka përmendur tri dështimet e radhës të Albin Kurtit sic janë, tërheqja nga ndalesa për tabelat serbe, tërheqja nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri dhe së fundi tërheqja nga zbatimi i ligjshmërisë në veri të vendit shkruan Botapress.
Syla e ka quajtur Albin Kurtin “mbreti cullak”
Ja postimi i Valon Sylës në Facebook
Deklarata e perbashket e Amerikes dhe BE-se e zhvesh amatorizmin dhe përdhosjen totale të Albin Kurtit. Sipas Bruskelit dhe Uashingtonit, Kurti paska premtu qe s’ka me arrestu asnje Serb për pjesemarrje ne barrikada. Tri humbje për Kurtin:
– U tërhoq nga ndalesa e tabelave serbe.
– U tërhoq nga zgjedhjet lokale në komunat veriore.
– Tani u tërhoq nga ligjshmëria dhe ligji në veri. Rrugës e humbi besimin e krejt aleatëve të Kosovës. A e dini atë përrallen e vjetër për mbretin cullak? Eh po “mbreti Kurti” është cullak. I zhveshur nga dinjiteti, dhe çfarëdo pretendimi që din çka është kah bën.
Dinjiteeet
#albanologji #albinizëm #kopalla #vv #zbothje