Ushtarit hungarez i KFOR-it që ishte lënduar ishte sulmuar nga grupet serbe në Zveçan më 29 maj, i është amputuar këmba. Kështu raportojnë mediat hungareze.
Sipas mediumit online Telex, gjendja e ushtarëve hungarez që u lënduan në Zveçan, vazhdon të jetë e rënduar.
Në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, thuhet se një ushtarit i është amputuar këmba dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.
Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb
“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kujtojmë se gjatë përplasjes më 29 maj në Zveçan, u lënduan mbi 30 ushtarë të KFOR-it, 19 prej tyre ishin hungarezë.
“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit.” – kishte thënë KFOR-i