Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtave të Njeriut, Emilja Rexhepi përveç masakrës së Srebrenicës, ka përmendur edhe marrëdhëniet politike mes Kosovës e Bosnje – Hercegovinës.
Rexhepi ka përmendur se ka patur një takim së fundi në shtetin fqinj, duke shënuar vizitën më të lartë dhe të parën të institucioneve të Kosovës atje.
Krejt çka u tha në Forumin e Dubrovnikut, në të cilin fjalimi i Gërvallës u kritikua shumë
“Unë pata takim me ministrin e jashtëm, Konakovic, insistova që të na ndihmoj në drejtim të njohjes së shtetit, të paktën të zotohen për atë që kanë nënshkruar në Berlin për lëvizjen e lirë të popullatës”, ka veçuar Rexhepi.
Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe shkaktarin kryesor të ngecjes së marrëdhënieve ndër-shtetërore.
“Ajo çfarë dëgjova nga ta ishte se stagnimet vijnë nga etniteti serb i Bosnjës, pra gjithëçfarë lidhet me Kosovën pengohet nga ta. E dini si në Bosnje nuk mund të arrihet asgjë nëse përfaqësuesi serb nuk jap sinjalin për ‘pro”, është shprehur ajo për RTK-në.