Reperi i njohur shqiptar i cili jeton në SHBA, Viktor Paloka, apo siç njihet me emrin e tij artistik “Unikkatil”, ka thënë se dallimet dialektore të gjuhës shqipe, janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i tjetrit.
Reperi ka kërkuar që gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore.
“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar Paloka.
Ai po ashtu ka thënë se është kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.