Lionel Messi gjithmonë e më pranë aventurës së re në Arabinë Saudite të milionave. Cristiano Ronaldon mund ta ndjekë rivali i tij më i madh i të gjitha kohërave, i cili mendohet se ka marrë një ofertë edhe më të çmendur se sa portugezi që momentalisht është sportisti më i paguar i historisë me 200 milionë euro në sezon te Al Nassr.
Menjëherë pas humbjes në kampionat ndaj Lorient, numri 10 ka fluturuar drejt Gadishullit Arabik edhe pse ai është gjithashtu i joshur nga një aventurë e mundshme në MLS me klubin e David Bechkam, Inter Miami.
Kapiteni i Argjentinës, hipi në bordin e avionit privat menjëherë pas ndeshjes së Ligue 1 dhe sipas mediave franceze, destiancion ka qenë Rijadi. Mendohet se ai po diskuton detajet e fundit me drejtuesit më të lartë të Al-Hilal që është edhe skuadra e cila kryeson kampionatin duke lënë pas Al Nassr të Cristiano Ronaldos me 3 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë.
Oferta e arabëve është përtej çdo logjike dhe nëse është e vërtetë, atëherë Messi e mund bindshëm Ronaldon edhe në këtë garë. Atij mendohet si i janë premtuar rreth 400 milionë për një sezon, çka do të thotë dyfishi i portugezit./Botapress.info/