Para objektit të MD’së, një ditë më herët u shfaq një prind me një hall. Në Ministrinë e Drejtësisë, babai i një vajze 14 vjeçare komunikoi direkt me ministren, Albulena Haxhiun.
Ankesën e prindit në fjalë, që ka të bëjë me dhunimin e vajzës së tij, Haxhiu vendosi ta publikojë në rrjetin e saj social Facebook.
Postim të ngjashëm me Haxhiun, por në kontekst krejt tjetër e duke u tallur me ministren bëri edhe një qytetar. Por shembulli i Korab Blakaj, e nevrikosi ministren e cila reagoi sërish, duke thënë se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj tij, pasi që ai është tallur me fëmijë të dhunuar.
Duke mos e bërë të qartë se a është ankuar personalisht ministrja në polici, nga kabineti gjatë së martës dhanë një përgjigje.
Por se a duhet të merret postimi i tillë seriozisht nga ministrja, e tregon profesori i degës së Gazetarisë, Alban Zeneli.
Avokati Arianit Koci, thotë se ministrja nuk mund ta ndjekë penalisht atë për arsye të tillë.
Në anën tjetër, nga partia opozitare PSD thonë se ministrja nuk duhet të merret me raste të tilla kur janë vetë përkrahësit e Vetëvendosjes ata që i kërcënojnë aktivistët e PSD-së shumë shpesh.
T7 tentoi të zhvillojë një bisedë edhe me Korab Blakajn për të kuptuar arsyet e postimit të tij satirik, por i njëjti nuk dha një përgjigje.