Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetët, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj dyshohet se janë kërcënuar dhe ndaj tyre është planifikuar atentat, që sipas informacioneve të para lidhet me motive politike.
Deputeti Zemaj ka zbuluar detaje nga planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie dhe tre deputetëve
“Është ngritur shqetësim i madh për të gjithë. Kemi marrë mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës së hidhur. Nuk është mirë që dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do t’i trajtojnë këto informacione me kujdes te veçantë. Na është konfirmu për tentim atentat. Deri më tani këto janë që i dimë edhe ne. Më shumë është Policia por edhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që kanë marrë këtë informacion dhe janë në kontakt me kryetarin Abdixhiku e kolegët tjerë, shpresojmë t’i identifikojnë.. në momentin kur është njoftu Policia e Kosovës gjithçka është në duart e tyre. Ne jemi zyrtarë e përfaqësues të qytetarëve. Duhet të presim ata se çka na ofrojnë e çka do të hetojnë të kësaj mendësie të ulët para këtij planifikimi që të eliminojnë. Gjithçka ka qenë në koordinim me Policinë. Brenda 24 orëve ka dalë si informacion dhe u bë publike në këtë fazë të hershme. Motivet janë politike nga ajo që është thënë..”, tha ai në Kanal 10.