Tragjike: Një i ri i armatosur hapi zjarr në një çerdhe, të paktën 35 të vdekur…

Masakra në Tajlandë: 35 të vdekur në një çerdhe – Autori u kthye në shtëpi, vrau gruan, fëmijën dhe në fund kreu vetëvrasjeNong Bua Lampu, TAJLANDË, NOAal – Të paktën 35 njerëz, pjesa më e madhe fëmijë, janë vrarë në një incident me të shtëna në një provincë verilindore të Tajlandës, tha policia vendase, shkruan noa.al, transmeton Botapress.info

Qeveria tajlandeze njoftoi se incidenti ndodhi në një çerdhe në Nong Bua Lampu.

LEXO EDHE KETE

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për luftën në Ukrainë bën gruan e ushtarit rus të shpërthejë në lot

Sipas një oficeri të lartë të policisë lokale, të vdekurit përfshinin rreth 30 fëmijë. Mes të vdekurve janë edhe 2 mësues e një oficer policie. Disa të tjerë po ashtu vdiqën.

Gjithashtu janë plagosur 12 persona.Autori, ky djalë që shikoni në foto, qëlloi dhe goditi me thikë fëmijët e çerdhes 3 kopshtit si dhe njerëz në moshë të rritur që ndodheshin aty pari.

Sipas zyrtarit të qarkut Jidapa Boonsom, në ato momente kishte rreth 30 fëmijë brenda ndërtesës. Ai i vrau të gjithë.

Personi i armatosur fillimisht qëlloi katër ose pesë punonjës, duke përfshirë një mësuese që ishte shtatzënë në muajin e tetë. “Në fillim njerëzit menduan se ishin fishekzjarrë,” tha zyrtari, siç raportohet nga Sky News që e citon noa.al.

Autori i dyshuar rezultoi se ishte një ish-oficer policie. Sipas mediave tajlandeze, personi i armatosur i sulmit me armë në një kopsht fëmijësh në Tajlandë kreu vetëvrasje .

Para se t’i japë fund jetës, ai vrau edhe fëmijën e tij dhe të shoqen.

“Në sulm ai përdori armë të shumta, duke përfshirë një pistoletë, një armë gjahu dhe një thikë, tha policia vendase.

Pasi mbërriti në shtëpi, ai vrau gruan dhe fëmijën e tij dhe më pas veten.

Autori i masakrës në Tajlandë është 34-vjeçari Panya Khamrap, një ish-oficer policie, që dyshohet se u shkarkua nga Forcat e rendit vitin e kaluar për përfshirje në drogë. Ditën e nesërme (e premte) ai do të dilte në gjykatë në procesin gjyqësor ndaj tij. /Botapress.info/

ngjashme