Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur i mërzitur me lajmin për vdekjen tragjike të tre shtetasve kosovarë në Vjenë të Austrisë.
Përmes një reagimi publik, ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, ndër ta edhe tre të rinj nga Kosova, jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet por edhe tek shoqëria jonë. Në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo humbje e rëndë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira për ta. U prehshin në paqe!”, tha kreu i LDK-së.



Të tjera
Aktuale
Rritjeve të çmimit të naftës në Kosovë- OEK del me dy propozime
Oda Ekonomike e Kosovës ka dhënë
Lajme
Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran
Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën
Lajme
Rasti në Pejë: Bashkëshortja i dërgoi video burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre
Detaje të reja janë mësuar mbi