Gjykata Speciale ka hequr kufizimet për vizitat e Hashim Thaçit vetëm për një person, ndërsa kufizimet për 10 të tjerët mbeten në fuqi.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykatësi i vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes Thaçi dhe të tjerët për akuza lidhur me vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka rishikuar kushtet e paraburgimit.
Njoftimi:
Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes Thaçi dhe të tjerët për akuza që lidhen me vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka lëshuar një vendim mbi rishikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit, pas vendimit të mëhershëm me të cilin u vendosën ato kufizime. Në vendimin e tij, gjykatësi Gosnell la në fuqi kufizimet ekzistuese për vizitat jo të privilegjuara tek Thaçi nga disa individë të caktuar, me konstatimin se ato ishin ende të domosdoshme dhe proporcionale. Në të njëjtën kohë, Gjykatësi i Vetëm hoqi ndalimin për vizitat jo të privilegjuara nga një person për të cilin më parë ishin vendosur kufizime, me kusht që vizitat të monitorohen. Domosdoshmëria dhe proporcionaliteti i kufizimeve do të rishikohen në vijimësi. Më shumë hollësi do të gjeni në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u protokollua më 16 mars 2026.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,