Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën iraniane të gazit në jug të vendit, konfirmoi një zyrtar izraelit.
Sipas tij, objektivi i sulmit ishte impianti më i madh iranian për përpunimin e gazit në provincën Bushehr.
Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu për sulmin, raporton timesofisrael.
“Pak më parë, pjesë të impianteve të gazit në Zonën e Posaçme Ekonomike Energjetike South Pars në Asaluyeh u goditën nga raketa të lëshuara nga armiku amerikano-sionist”, u bë e ditur.
Po ashtu, thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë dërguar në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin.
Fusha e gazit South Pars, të cilën Irani e ndan me Katarin, është rezerva më e madhe e njohur e gazit në botë.
Kjo fushë siguron rreth 70 për qind të furnizimit të brendshëm të vendit me gaz natyror ndërsa Irani po zhvillon pjesën e tij që nga fundi i viteve 1990.
Izraeli ka sulmuar objektet iraniane në këtë fushë edhe gjatë luftës 12-ditore në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë