Detaje të reja janë mësuar mbi rastin e dhunës në familje në Pejë që u raportua në raportin 24-orësh të Policisë të mërkurën, ku u tha se burri e ka denoncuar bashkëshorten për shkak të kërcënimit që i ka bërë fëmijës së tyre, madje duke paraqitur si prova edhe video-inicizime.
KOHA ka mësuar se bashkëshortja i ka dërguar video-incizimet burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre. Më pas burri e ka njoftuar Policinë për rastin, duke i dorëzuar incizimet.
Policia e ka marrë për intervistim të dyshuarën, por e ka liruar në procedurë të rregullt.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për KOHËN se për të dy prindërit është iniciuar rast penal veç e veç për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas tij, prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë në koordinim të vazhdueshëm dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Një ditë më parë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje u raportua në Lipjan, ku prindërit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre pesëvjeçar, i cili u pranua në QKUK në gjendje të rëndë. Prindërit u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka