Avokati Tomë Gashi e ka përkrahur hapur kandidatin e VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin, për të cilin tha se po të ishte qytetar i Mitrovicës do ta votonte.
“Nëse kisha qenë qytetar i Mitrovicës, definitivisht 1 miliard për qind e kisha votu Agim Bahtirin”, tha Gashi në t7.
Ai madje shtoi se Bahtiri e ka mbështetjen e plotë të Qendrës të VV-së dhe beson që i ka gjasat që të fitojë për të tretën herë.
“VV-ja nuk ja harron atë që për me kalu në VV e ka lon AKR-në”, shtoi Gashi./Botapress.info/