Zona e Italisë qendrore u godit nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter mbrëmjen e djeshme, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ishte tetë kilometra nga qyteti i Macerata. Një lëkundje e tokës është regjistruar në një thellësi prej dy kilometrash.
Kujtojmë se Italia u godit nga një tjetër tërmet i fortë këtë vit. Ishte fundi i janarit, kur në veri të vendit u regjistrua një tërmet me magnitudë 5 ballë.